Kryeministri Edi Rama ndodhet në Granada të Spanjës ku po zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Evropian ku marrin pjesë rreth 47 liderë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor bashkë
Kryeministri Edi Rama tha gjatë Samitit se shtimi i forcave të KFOR-it në veri të Kosovës është gjë e mirë, pasi kufiri sipas tij është bërë shumë poroz.
“Jam shumë i shqetësuar dhe jemi të gjithë shumë të shqetësuar. Është një situatë shumë e rrezikshme. Jemi në një pikë që rreziku potencial rritet nga viti në vit. Aktiviteti kriminal në atë pjesë, ku jeton kryesisht minoriteti serb, janë tashmë të përputhur me axhendën politike dhe nacionalizmin.



Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE pikërisht për këtë. Ne kemi qenë gjithnjë në dakordësi të plotë me BE-në dhe SHBA për domosdoshmërinë që autoritetet e Kosovës të jenë më kontruktive në dialog dhe në perspektiven time të përfitojnë dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë. Por në të njëjtën kohë fakti që Serbia shpall Ditë Zie Kombëtare për të nderuar ata kriminalet paramilitarë që vranë një polic do të ishte e mjaftueshme për Bashkimin Evropian që të reagonte ashpër dhe të thoshte që kjo nuk është evropiane, por është e ndëshkueshme.
Luftë është fjalë e madhe por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën ngushtë dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë. Është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në Veri sepse kufiri atje është bërë shumë poroz dhe transparent dhe çdo lloj arme kalon, dhe aktiviteti e trafiku ndodh”, është shprehur Rama.
Gjatë këtij samiti merr pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili është shprehur se pret bisedime të vështira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.