Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, theksoi nevojën urgjente për një qëndrim të ri të Europës ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se, megjithëse ka pasur ndryshime në qëndrimin e BE-së ndaj rajonit dhe ritmit të integrimit, progresi është ngadalësuar.
“ Por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin me meritë, por ka ardhur koha të bëjmë një ndarje të qartë, proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Europin, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësish, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës që nuk është në BE shumë më pranë, në mënyra të ndryshme se si e mendon kontinentin.”- deklaroi Rama
Nga nga ana tjetër Kryeministri parlajmëroi BE se vendet jashtë Uninon se “ajo çfarë është jashtë BE, nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm BE. Ballkani Perëndimor duket si tek Parku i Europës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë, e thotë Mario Draghi. Nxori një raport të fortë që Europa duhet të ndryshojë”.
Kryeministri thelsoi se “Ka shumë njerëz që ndihen sikur diçka ka shkuar shumë keq, është mundësi e jashtë për tu zgjua, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur gjatë këtyre viteve, me kaq shumë rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim, Ideja është e një përfarimi më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




