Politike

Rama në Milano: Ju shqiptarët e Italisë s’i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi! Do mbetet njollë turpi në historinë demokratike

Nga Gazeta 'Si'- Gjatë fjalimit të tij në Romë, Rama bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.

"Italianët u sollën si askush tjetër, u hapën rrugën shqiptarëve. Nuk u ndryshuan as emrat si ndodhi në Greqi", tha Rama duke e quajtur një turp për historinë e Evropës demokratike.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të  trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit", tha kreu i qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë