Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen kryeministres së Italisë Giorgia Meloni duke i dhuruar një shall mëndafshi.
Dy krerët e shteteve kanë marrë vëmendjen në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi pasi Rama i dha shallin Melonit, duke iu ulur fillimisht në gjunjë si shenjë nderimi.
Pasi Meloni hapi dhuratën, Rama nxitoi që shallin t’ia vendoste në kokë Melonit, e cila e heq menjëherë.
“Mjaft me këto histori’ tha Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin.
Më pas, shkruan Corriere della Sera, gazetarët kanë dëgjuar Ramën të përmendë me shaka Elon Musk, duke folur për marrëdhënien e tij me Melonin.
“Musk rivali im? Ai vjen e shkon, unë qëndroj”, ka thënë Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.