Lajme

Rama: Ndihma për të prekurit nga tërmeti, pensionistët e familjet në nevojë (Video)

Në këto ditë të vështira për qytetarët që janë izoluar në shtëpi, kryeministri Edi Rama vjen me një mesazh në “Facebook” dhe ka publikuar dhe një video nga aksioni per shpërndarjen e ndihmave dje në Thumanë.

Kreu i qeverisë thekson se do të vijojë sërish shpërndarja e ndihmave çadër më çadër, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, po ashtu te pensionistët dhe te familjet në nevojë.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

MBRËMË NË THUMANË

SOT, NËN DREJTIMIN E MINISTRES SË MBROJTJES, VIJON SHPËRNDARJA ÇADËR MË ÇADËR, NË ZONËN E PREKUR NGA TËRMETI DHE DERË MË DERË, KUDO NË SHQIPËRI TEK PENSIONISTËT E VETMUAR DHE FAMILJET MË TË VARFRA

DURIM, BESIM DHE PËRSËRI DURIM”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/880084425770505/?__xts__[0]=68.ARDL66JYeUzK4-hqazTcr4IwM7K9RomLVjd7K6TgmSqGl2hSBLWvjvRBsU8OxEJ6-pp-NBfcGAd_WMm9Ciy6v6CJMIng31MCNr_JwjdhMryQvBLvKXP5f1gvuHcQF1Es7Buahdmy8GbgFsAiwqx-zk66TEMupW1L1c9Iv9eYzUYihXXZyijMLO76t0ydO6d0p-hmGp_z-VXW81nIqL2Se2cA-5n5yuT-x10h-XOhZcgW61n52A-MUFPpuOSTBufnT6AGNhcHF0Ht3I6SbYmRAgx0W6niXFMRr6EiAAwZjWnNfXCBPDjp1rvZa4uVSeU30GUeNJ24iLZOAxZ3hrbRqGf3Vk9QO1t8&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë