Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë uruar festën e Krishtlindjes nga Spitali Infektiv në QSUT.
Kryeministri Rama tha se në fillim të vitit që vjen do të vijë dozat e para të vaksinës antiCOVID dhe vaksinimi do të fillojë prej tyre.
“Jam shumë i kujdeshëm me fjalët, por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje për vaksinën. Kështu që në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Ju do vaksinoheni shumë shpejt, cështje javësh besoj. Është në fakt situatë shumë e vështirë edhe për faktin se këto vendet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak nga sa kishin parashikuar, sepse baza prodhuese SHBA, presidenti i SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdoo doze, kështu që pjesa tjetër e bazës që është jashtë SHBA, ka më pak doza dhe për fillimin është problem,” shtoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




