Qeveria ka marrё vendim pёr tё ndryshuar tё gjithё kёshillin drejtues tё Autoritetit tё Aviaconit Civil. Me anё tё njё vendimi tё posaçёm tё botuar nё Fletoren Zyrtare, qeveri ka emёruar kryetar tё Kёshillit Drejtues Dritan Gjonbalajn. Ndёrsa si anёtar ka emёruar Elira Kokonёn, Arta Gurabardhi. Evis Mamaj dhe Artan Shkrelin.
Gjonbalaj ёshtё shtetas nga Kosova dhe figuron qё me parё ka punuar si kёshillar e zёdhёnёs i ministrit tё Mbrojtjes tё Kosovёs nё qeverinё e Haradinajt.Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e Drejtorin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Kosovës. Me kёtё vendim ёshtё shkrirё edhe Kёshilli Drejtues aktual i kёtij Aviaconi nё Shqipёri.
Kryetar i kёtij Kёshilli ka qenё Sandёr Lleshaj, ministri i Brendshёm, i cili e mori kёtё detyrё qё nё dhjetor tё 2017-ёs. Ndёrsa anёtarё tё kёtij Kёshilli Drejtues kanё qenё Brunilda Lilo, Hajrulla Çeku, Vladimir Avdiaj dhe Etleva Kondi.
Lleshaj ishte kёshilltar i kryemnistrit Edi Rama nё 2017 kur u emёrua si kryetar i kёtij Kёshilli. Edhe pse kanё kaluar tre vjet, e Lleshaj mori posti e ministrit tё Brendshёm, qeveria vetёm pas tre vitesh mori vendimin pёr ndryshimin e kёtij kёshilli qё pёrbёhet nga pesё anёtarё.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.