Lajme

Rama krahason opozitën me Inter. PD-LSI: Do biesh në Serinë B!

Pas vendimit të opozitës së bashkuaar për të djegur mandatet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka postuar një status në “Twitter”, ku i bën një shpjegim “sportiv” këtij vendimi të kundërshtarëve politikë. Kreu i qeverisë, merr si shembull merr Juventusin dhe suksesin e tij në Serinë A.

“Ky Juventusi s’durohet më!Të anullohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, ka shkruar Rama.

Duke iu referuar skuadrës së Juventusit, e cila deri tani nuk ka rival në kampionat, kreu i qeverisë thumbon duke shkruar që “të anulohet kampionati”.

Dukshëm, në këtë reagim të tij, qeveria personifikohet me Juventusin, ndërsa ata që janë pas tij, thotë se duhet të djegin fanelat, duke pasur parasysh opozitën.

Por, Rama harroi se Juventusi është përfshirë më parë në një skandal të madh vjedhje si “Calciopoli”, që i kushtoi humbjen e një titulli kampion dhe rrëzimin në Serie B, ku qëndroi për disa sezone futbollistike.

Dhe lidhjen mes tij dhe Juventusit, si hajdut natyrisht, ja kujtuan menjëherë dy deputetë të LSI dhe PD.

https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/2165313030157828

Fillimisht deputeti i PD, Ervin Salinjani i kujtoi Ramës se politika nuk ka lidhje me topin, por meqë ai e krahason PS me Juventusin, si interist ai thotë se mban mend mirë që “bardhezinjtë ranë në Serinë B, kur u zbulua se trukonin ndeshje”.

“Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e mbaj mënd mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnjë ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh për shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht, por drejtuesi i tij!”, shkruan Salianji në PD.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2036818553284633

Edhe kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili reagoi menjëherë pas “shpjegimit sportiv” që kryeministri i bëri vendimit të opozitës për të djegur mandatet.

Në Facebook, Vasili shkruan se Rama mendon si hajdut, ndaj gjen Juventusin të krahasohet.

“Edi Rama si hajdut krahasohet me Juventusin qe vodhi kampionatin. Po ç’eshte ky idiot kryeministër! Shpjegojani rrypit,qe kur Juventusin e zunë qe vidhte kampionatet me manipulime e blerje arbitrash,e bene shembull ja hoqën kampionatin dhe e çuan ne serine B. Po ky shpirtin tek hajdutlleqet e ka,ndaj edhe shembujt me hajdutlleqe i jep, ndaj e krahason veten me Juventusin”, shkruan Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë