Lajme

Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë! Duroni dhe mos dilni

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ka hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbet njerëz, duke iu referuar lajmeve se tre persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit.

Kreu i Qeverisë shprehet se përballë pandemisë në dorë të qytetarëve si armë është vetëm durimi dhe respektimi i rregullave të kufizimit të lëvizjeve.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157558192256523

“Të shtrëngojmë dhëmbet dhe durojmë, durojmë, durojmë duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes, duke mos dalë nga shtëpia kot, duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë, duke ndenjur në radhë në distancë, minimumi një metër pas kurrizit të njëri-tjetrit kur bëjmë pazar, duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, shkruan Rama.

Postimin, kreu i Qeverisë e shoqëron me një video nga autoritetet vendore të shtetit të Ilinoisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se arma më e mirë për momentin për të luftuar pandeminë është vetëngujimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë