Politike

Rama: Ilir, plani yt dhe i Saliut dështoi! Vaksinat vijnë sot

Kryeministri Edi Rama është i bindur se pas protestës së kontrollorëve të Rinasit qëndron dora e Presidentit Ilir Meta.

Kreu i Qeverisë iu drejtua në emër Presidentit për të njoftuar përmes rrjeteve sociale se, sipas tij, nuk e bllokoi dot ardhjen e vaksinave dhe as funksionimin normal të aeroportit.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!”, thotë Rama.

Më tej, Kryeministri interpreton edhe thirrjen e bërë nga Presidenti Ilir Meta për auditim të AlbControl nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, mbyll reagimin e tij Kryeministri Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë