Politike

Rama i ulet në gjunjë Melonit. Kryeministrja italiane: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u ul në gjunjë teksa homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej.

Ky moment u shoqërua me batuta nga Giorgia Meloni, e cila u shpreh se: “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”.

Më pas, dy liderët shkëmbyen një përqafim në tapetin e kuq.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli edhe për kampin e emigrantëve që është ndërtuar në Gjadër të Lezhës, i cili do të presë shtetasit nga vendet e treta, që do të kthehen pas nga Italia, deri në verifikimin e dokumentacionit të tyre.

Meloni tha nga Tirana, ku po merr pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Europian, se nuk e ka vizituar kampin këto kohë, por shtoi se puna atje po vijon me shpejtësi, gjë që sipas saj tregon se ç’do gjë është në rrugën e duhur.

Meloni foli edhe për situatën në Ukrainë, teksa tha se Bashkimi Europian duhet të këmbëngulë për një marrëveshje serioze paqeje, e cila do të ketë edhe garanci sigurie për Kievin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë