Politike

Rama: Duhet pagë minimale në nivele të ndryshme sipas sektorëve. Të rinjtë kanë pretendime të tjera

Nga Gazeta ‘SI’ - Kryeministri Edi Rama ka vijuar me thirrjet dhe kritikat drejtuar sipërmarrjeve në Shqipëri për “luftën” me mungesën e punonjësve.

Këtë herë në takim me një biznes të manifakturës në Tiranë, Rama sugjeroi vendosjen e pagave minimale referente për çdo sektor. Duke përmendur atë të ndërtimit, kryeministri tha se aty nëse ato nuk paguajnë punonjësit me paga mbi një nivel të caktuar, “nuk do të marrin më leje e tendera ndërtimi”.

“Paga minimale nuk mund të jetë njësoj për ndërtimin, se është shfrytëzim e jo produktivitet. Është i pavërtetë më ciklin financiar të sektorit. Ne nuk vendosim dot paga reference për çdo sektor, por nuk e ndalon askush t’u thotë kompanive të ndërtimit se ju nuk do të merrni më leje, nëse kemi punëtorë që paguhen nën një nivel. Nuk do të jetë pagë arbitrare se e çon ekonominë në humnerë, por pagë që del nga analiza e tregut”, - u shpreh kryeministri Rama.

Ai përmendi moshën si një tjetër problem i mungesës së forcës punëtore, ku brezat e rinj që do të zëvendësojnë të vjetrit nuk do bien dakord me kushtet e punës që ofrojnë bizneset në Shqipëri.

“Vitet kalojnë dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart. Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punës po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë”,- tha Rama.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e pranishme në takim, përmendi se çelësin e mbajtjes së punonjësve e kanë vetë bizneset, duke rritur standardet dhe pagat për ato.

“Në vitin 2024 do e rrisim sërish në pagën minimale dhe në 2025 të shkojë në 45.000 lekë. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Ne sot duhet të bëhemi konkurrues. Nëse këtu ato 300 punëtorët do të largohen do të marrin një eksperiencë dhe do jetë shumë e vështirë që të punësoni po prapë 300 persona me atë eksperiencë dhe kualifikim. Ndaj ju duhet të rrisni pagat. Është e rëndësishme të keni ditë pushimi, të paguheni nëse punoni në fundjavë. Krijoni standarde!”, -tha ministrja Ibrahimaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë