Presidenti Ilir Meta nuk priti afatin 7 ditor për të dekretuar Evis Kushin si Ministre e Arsimit emri i së cilës kishte vetëm pak minuta që mbërriti në Presidencë nga Kryeministria.
Ai dekretoi menjëherë emrin e saj dhe pasi të bëjë betimin në Presidencë, Evis Kushi, do të jetë zyrtarisht Ministrja e Arsimit.
Në ditën e parë të rihapjes së shkollave, Besa Shahini u largua nga drejtimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, me firmë të kryeministrit Rama, duke ia lënë këtë post Evis Kushit, deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




