Shendet

Rama: BE, 651 mijë vaksina Pfizer në rajon. Ursula von der Leyen: Do jenë për mjekët dhe njerëzit në nevojë

“Në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian”, shkruan kryeministri Edi Rama duke postuar edhe një foto gjatë zhvillimit të telefonatës, teksa ndodhet për fushatë në Krujë.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama njoftoi se të dielën në vend fillon vaksinimi masiv me vaksinën kineze për të gjithë ata që janë mbi 70 vjeç.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 62,858 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Ndërkohë, pas njoftimit të Ramës, ka reaguar edhe presidentja e KE-së, duke postuar shqip në rrjetin social Twitter.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me  Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan presidentja e KE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë