Politike

Rama: Ambicia jonë, ta çojmë pagën mesatare mbi 1000 euro për mësuesit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në një ceremoni për vlerësimin e mësuesve, u ndal te ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin arsimor.

Rama tha se janë bërë ndryshime rrënjësore në tre aspekt kyçe dhe kjo sipas tij i ka bërë të pavarur mësuesit nga influencat e mundshme politike.

“Kemi arritur tre gjëra shumë të rëndësishme, të cilat duken si tre gjera që as nuk duhet të diskutoheshin ndonjëherë, por ja që jo vetëm u vunë në diskutim, por ja që u kthyen në problem për të gjithë komunitetin e mësuesve. Autoriteti i mësuesve ishte një autoritet i nëpërkëmbur për shkak të pasigurisë së vendit të punës dhe patjetër vjen e dyta meritokracia në përzgjedhjen e mësuesve dhe promovimi në arritje ishte i nëpërkëmbur sa s’ka më keq dhe e treta shpërblimi i mësuesve, që ishte i pamjaftueshëm.

Në kushtet kur sfida e të qenit mësues bëhet gjithmonë e më vështirë, sot kemi në të tri drejtimet një situatë të përmbysur tërësisht. Të gjithë mësuesit dhe mësueset janë të lirë, të kenë çfarëdo lloj opinionin politik të duan, janë të sigurt në vendin e tyre të punës dhe patjetër që janë të respektuar për kontributin që japin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se pagën mesatare të mësuesve synojnë ta çojnë në 1 mijë euro. 

“Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritorokacisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhete e tyre familjare.

Është pagë dinjtoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Do të rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të gjithë atyre që u shërbejnë këtij vendi. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë