Menaxhim

Rajoni në ‘blackout’, pa elektricitet / OST: Problemi nisi në Greqi. Shkak mbingarkesa dhe temperaturat

Nga Gazeta 'SI' - I gjithë rajoni i Ballkanit ka përjetuar një “blackout” elektrik për disa minuta.

Në një njoftim për mediat, Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST thotë se shkëputja ka ndodhur për shkak të volumit të lartë të transmetimit dhe temperaturave ekstreme.

Sipas OST, problem ka nisur në intekoneksionin me Greqinë, duke prekur Shqipërinë dhe më pas edhe Kosovën.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.”-njofton OST.

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë në vend, njoftoi se po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës.

Radio B92” bën me dije se i gjithë Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja Hercegovina nuk kanë energji elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë