Menaxhim

Rafineria e naftës në Ballsh ‘ringjallet’ në një park fotovoltaik

Një ndërtesë jofunksionale e prodhimit të bitumit në Ballkanin do të ringjallet si një central gjigand fotovoltaik. Greennat Solar Park Ballsh ka fituar të drejtën e instalimit të 100 MW energji solare në Fier.

Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi ndërtimin e parkut solar në hapësirën e braktisur të rafinerisë së naftës në Ballsh. Pronari, Shijaku po çmonton ndërtesën dhe mjetet për skrap. Kohët e fundit aty po prodhohej vetëm bitum dhe u kthye në një mal me borxhe.

Shijaku, drejtues dhe në Greennat ka tani mundësinë ta transformojë vendin. Kushtet janë të njëjta me marrëveshjet e mëhershme të qeverisë për projektet Blue-1 Blue-2, po në Fier. Zona po bëhet qëndër investimesh fotovoltaike.

Ky projekt nuk përfiton lehtësime apo incentiva nga qeveria. Duhet të mbarojë brenda 60 muajve (5 vite) dhe do të operojë për 49 vite. Zhvilluesi duhet të raportojë çdo tre muaj në Ministrinë e Energjisë dhe t'i falë asaj 2% të prodhimit, në energji ose në vlerë monetare.

Ndërkohë, kanë pasur rritje edhe aplikimet për investime me ndihmë të qeverisë.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se vetëm muajin e shkuar ka pasur 5 aplikime të reja. Në Povelçë Fier, Allprenaj Lushnjë, Osojë Maliq, Delvinë dhe Dropull, sipas Balkan Energy News.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë