Gazeta Si – Tenisti spanjoll, i ndalur për një kohë të gjatë pas ndërhyrjes kirurgjikale, kalon austriakun pas dy setesh dhe kualifikohet për në raundin e dytë.
Pas një viti mungesë, Rafael Nadal kthehet duke kaluar një provë bindëse. Ai mundi austriakun Dominik Thiem në 2 sete (7-5 dhe 6-1), për të kaluar në raundin e dytë të turneut të Brisbane, në Australi. Nadal u detyrua të kryente një operacion dhe kjo bëri që ai të përfundojë në numrin 672 të renditjes botërore.
Spanjolli kontrolloi mirë setin e parë, për të rritur pastaj nivelin në setin e dytë, duke përfituar edhe nga nga rënia e kundërshtarit. Ndeshja zgjati më pak se një orë e gjysmë.
“Sot është sinqerisht një ditë emocionuese dhe e rëndësishme për mua, pas një prej viteve më të vështirë të karrierës sime në tenis, pa dyshim. Pata mundësinë të kthehem pas një viti dhe të luaj përpara një publiku fantastik, besoj në një nivel mjaft pozitiv.
Me ndershmëri po them se ka qenë ndoshta viti më i keq i jetës sime. Besoj se kam luajtur mirë pas kaq shumë kohësh. Kam marrë mijëra mesazhe gjatë rikuperimit dhe ishte e rëndësishme të ndihesha ende kompetitiv përpara një publiku që më bën të ndjehem vërtet i lumtur”, – ka thënë Nadal pas fitores.
Me fitoren e fundit, e 1069-a në karrierë, ai ka kaluar Ivan Lendl. “Sigurisht, është bukur, por nuk ishte ajo gjëja e parë që kam menduar. Para ndeshjes isha nervoz, sepse nuk e dija në çfarë niveli do të isha”, – ka përfunduar tenisti mëngjarash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.