Art dhe Kulture

Radio Tandem, zëri i komunitetit shqiptar prej 25 vitesh në Itali, si lindi dhe jeton falë vullnetarëve

Gazeta Si – Për të dëgjuar “muzikën ballkanike”, Franko Battiato dëgjonte atë që transmetonte “Radio Tirana”.

Sot mjafton të lidhesh me frekuencat e Radios Tandem, ose me transmetimin “live” në faqen në Instagram dhe Facebook të “Eco Albanian” (Jehona Shqiptare).

Radioja e parë shqiptare në Itali, e cila këtë vit mbush 25 vjeç, lindi dhe jeton falë vullnetarëve, si Mirela Tomassini.

Çdo të diel, nga ora 18.30 deri në orën 20.00, zëri i saj, i alternuar me atë të David Krakullit, tregon histori dhe personazhe të komunitetit shqiptar, lajme dhe informacione sportive, me lidhje “live” nga ngjarjet kryesore italiane (“gjatë Pamairit të Librit në Torino, kishte përditësime të vazhdueshme”) dhe muzikë.

Një program i pasur që arrin gati 40 mijë shikime për episod, me përdorues të lidhur në të gjithë botën. “Kemi 25 dëgjues nga Xhakarta, – thotë Tomassini për “Corriere della Sera”, – do të doja shumë t’i takoja”

Kanë kaluar 30 vjet nga mbërritja e anijes tregtare “Vlora” në Bari (8 gusht 1991). Simboli i fillimit të emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Disa nga ata në bord mbërritën në Alto Adige.

Po, me tren. Shqipëria është paksa e kundërta e Italisë: pjesa jugore është pjesa më e pasur, ajo që jeton në turizëm. Imagjinoni çfarë mund të kenë menduar ata që, pasi kaluan Veronën, u gjendën në mes të maleve. Për më tepër, me destinacion Monguelfo, ku një kazermë e vjetër ishte shndërruar në një qendër pritjeje. Aty 25 vite më parë lindi shoqata mbarë-shqiptare dhe filloi transmetimin në Eadio Tandem.

Çfarë lloj programi ishte?

Kryesisht për muzikën. Vullnetarët u kthyen nga Shqipëria me valixhe të mbushura me kaseta. Por kishte edhe lajme lokale, të zgjedhura në bazë të asaj që mund të ishte e dobishme për komunitetin shqiptar dhe lajme nga Shqipëria që vinin me faks ose gazetë”.

Çfarë ka ndryshuar në 25 vjet?

Nëse më parë radioja ishte një pikë referimi për informacion praktik dhe burokratik për shqiptarët, sot ajo është një platformë digjitale. Programi transmetohet gjithashtu në Facebook dhe Instagram dhe ne po punojmë që të arrijmë edhe në Tëitch dhe Youtube. Na pëlqen të flasim për raste të “integrimit perfekt”, si ai i Igli Tares, një nga ish-drejtuesit teknikë të Lacios për vite me radhë, por që mbërriti në këmbë nga Bolzano në Gjermani, duke punuar si ndihmës-kopshtar për të paguar stërvitjen. Histori të krijuara për të inkurajuar ata që kanë një ëndërr në sirtar, por edhe ata që nuk guxojnë ta hapin atë sirtar. Dhe pastaj ka edhe punë të rëndësishme për të bërë për gjuhën dhe historinë shqipe”.

Mund të na thoni më shumë?

Nevojat e diasporës kanë ndryshuar. Nëse, atëherë, ata ishin të gjithë për t’u bashkuar për të kënduar, kërcyer dhe kujtuar familjen, tani që jemi në brezin e dytë, të tretë, ka nevojë t’u mësojmë atyre që nuk dinë historinë e vendit nga ku ne vijnë. Shumë nuk dinë diçka të rëndësishme”.

Që…

Që gjuha shqipe mbrohet me të njëjtin ligj për minoritetet që mbron atë gjerman. Në jug të Italisë, ka vende të tëra ku flitet shqip. Vala e parë e emigrimit, nga Shqipëria, nuk ishte ajo e viteve ‘90, por ajo e vitit 1467, viti i pushtimit osman”.

A i takoni ndonjëherë dëgjuesit tuaj?

Ne organizojmë evente çdo vit. Në vitin 2023 mbajtëm ekspozitën “Gratë emigrante, gratë e Shqipërisë”, një aktivitet për gjuhën dhe “Bolzano me ngjyra”: së bashku me La Strada dhe Comune ngritëm një sesion fotografik në Muzeun Qytetar, ku sollëm shumë të huaj me kostumet e tyre tipike përkatëse. Për këtë vjeshtë po planifikojmë një lloj “jave të kulturës shqiptare”: me Anna Lattanzi, kryeredaktore e “Shqipëria letrare”, do të organizojmë një sërë prezantimesh të librave dhe autorëve italianë që flasin për Shqipërinë”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë