Komunitet

Radio ndalon “Baby it’s cold outside”

Është atmosferë Krishtlindjesh dhe në këtë atmosferë dëgjohen më shpesh këngët tradicionale festive. Njëra prej tyre është edhe kënga “Baby it’s cold outside”, që daton që prej viteve 1940, por e rikthyer e përpunuar nga disa artistë.

Por në epokën e #MeToo, një radio lokale në Cleveland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërmori një vendim ekstrem. Radio Star 102 njoftoi se nuk do ta transmetojë këtë këngë pas ankesave që ka marrë nga një pjesë e dëgjuesve të saj, duke akuzuar se vargjet e “Baby it’s cold outside” himnizojnë përdhunimin.

Vendimi është mirëpritur nga një pjesë e madhe e përdoruesve në rrjetet sociale, por po aq e madhe ishte edhe pjesa që hedh poshtë pretendimin se kënga është “një ftesë për përdhunim”.

“Baby it’s cold outside” u bë e famshme pasi u përfshi në muzikalin romancë e komedi “Neptune Doughter”, të vitit 1949.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë