Lajme

Rrethi çiklistik bllokon rrugët nga Shkodra në Elbasan, kaos në trafik

Që prej ditës së djeshme ka filluar rrethi çiklistik shqiptar në edicionin e tij të 76-të. Pas etapës së parë, Shkodër – Rreps, këtë të martë është duke u zhvilluar etapa e dytë, Shkodër – Elbasan.

Por ky aktivitet sportiv i përvitshëm duket se ka çaluar në aspektin organizativ, pasi ka bllokuar një pjesë të mirë të autostradës “Rruga e Kombit”. Aksi rrugor është bllokuar nga policia për gati një orë, duke krijuar një varg të madh makinash, të cilat siç duket nuk kanë qenë të lajmëruar për këtë aktivitet sportiv.

Një foto e mbërritura në redaksinë e Gazeta Si tregojnë radhën e gjatë të makinave të krijuara të në rrethrrotullimin kur futesh te “Rruga e kombit”.

Etapa e parë e Turit të 76-të të Shqipërisë përfundoi dje dhe Ylber Sefa, çiklisti i Kombëtares Shqiptare është në krye të klasifikimit individual me një diferencë prej 26sek me Mirco Sartorin të ekipit Italian, Iseo Serrature-Rime-Carnovali. Etapa e tretë e Turit të 76-të të Shqipërisë vijon nesër, fillon në Elbasan dhe përfundon në Fier dhe pritet që edhe nesër të krijohet trafik në akset Tiranë-Durrës, dhe Durrës-Rrogozhinë. Etapa e tretë do të jetë nga Elbasani në Vlorë, ndërsa etapa e katërt, me karakter malor, përshkon itinerarin Vlorë-Sarandë. Ndërsa etapa e fundit fillon në Sarandë duke kaluar qytetet Tepelenë dhe Gjirokastër, për t’u ndalur në Fier, ku është edhe finalja e këtij kompeticioni.

https://www.facebook.com/AlbcyclingFSHC/videos/2038552042933613/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë