Media Galeri

Qyteti lundrues, shpëtim për 40,000 njerëz me ngritjen e nivelit të detit

Arkitektët japonezë po përgatiten për ngritjen e nivelit të detit, duke bërë plane për një qytet të madh lundrues.

Kompania N-Ark thotë se qyteti i ri, i quajtur ‘Dogen City’ do të sigurojë një hapësirë për 40,000 njerëz, një e katërta e të cilëve do të ishin banorë të përhershëm.

Qyteti përbëhet nga tre pjesë kryesore, e para është një unazë e madhe ku qëndrojnë zonat kryesore dhe më pas janë objektet për ujë të pijshëm, ujërat e zeza dhe energji.

Brenda unazës ka ndërtesa lundruese që mund të lëvizin lirshëm.

Ashtu si një interpretim bashkëkohor i Arkës së Noas, qyteti do të presë viktimat e fatkeqësive natyrore.

Objektet e vendosura në të gjithë qytetin përfshijnë një stadium sportiv, parqe lundruese, varreza, vende lutjeje dhe hotele rezidenciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë