Komunitet

Qyteti i “zgjuar” grek: S’ka më nevojë të njohësh një politikan për t’i ndrequr gjërat

Venetia Rainey/ The Guardian - “Në të shkuarën, banorët duhej t’i telefonin zëvendëskryetarit të bashkisë për të nderuar një llambë të thyer rruge”, thotë Sonia Sofou, një oficere policie e cila është shndërruar në shërbyese civile. “Tani nuk ke nevojë të njohësh një politikan për t’i ndrequr gjërat.” 37-vjeçarja punon fort në dhomën e kontrollit të Trikalës, i pari qytet smart i Greqisë. Në mur, nëntë ekrane shfaqin harta me ngjyra dhe grafikë që monitorojnë disponueshmërinë në hapësirat publike, gjendjen e dritave të trafikut dhe çezmave, vendndodhja e kamionëve të mbetjeve dhe buxhetin mujor të Bashkisë.

Sofou përgjigjet në telefon dhe mbledh raportime për të mbeturina të pa mbledhura  dhe degë të rëna pemësh,  në sistemin e  e-ankesave,  të qytetit të vogël. Ndërsa punon, informacioni shfaqet në një prej ekraneve mbi të. Qytetet smart – zakonisht të përkufizuar si ata që përdorin teknologjinë për të përmirësuar shërbimet, rrisin transparencën dhe bëhen më efikase – po lulëzojnë nëpër botë. Të testuar së pari në Europë, ata mund të gjenden kudo, nga India deri në Kore. Me më shumë se dy të tretat e popullsisë së botës,  që pritet të jetojnë në qytete deri në vitet 2050, gjetja e mënyrave për t’i bërë qytetet të funksionojnë më mirë për njerëzit që jetojnë në ta, është bërë prioritet. Kompani të mëdha si Intel, Cisco Systems dhe IBM janë të përfshirë në kërkimin e aplikacioneve të reja në këtë fushë,  që po rritet dita-ditës.

Kryebashkiaku i qytetit, Dimitris Papastergiou, brenda dhomës së kontrollit që monitoron gjithçka, nga hapësirat e parkimit deri te buxheti mujor i Bashkisë. Foto: Venetia Rainey



Vendosur në fushat e gjelbra në zemrën  e agrikulturës së Greqisë, qyteti historik i Trikalës, me popullsi 82 mijë banorë , nuk ishte ndonjë kandidat i dukshëm për qytetin e parë smart, të vendit. Shteti ishte në mes të krizës financiare dhe Bashkia ishte me 45 milionë euro borxhe, kurDimitris Papastergiou u bë kryebashkiak, më 2014-ën. Kishte zero buxhet për planet e tij të mëdha, tekno-shpëtimtare. Por, përmes bashkëpunimeve me partnerë që përfshijnë Komisionin Europian,  i cili financoi një autobus-pilot pa shofer dhe kompani greke si Sieben and Parkguru, Trikala ka fituar një reputacion për novacionin që daton nga viti 2004, kur ministri grek i Ekonomisë e emëroi si qytetin e parë digjital të vendit. Më vonë u vendos në listën e shkurtër si një prej 21 qytetet smart, të botës.

Duke marrë pjesë në projekte të financuara nga BE-ja dhe duke ofruar hapësira testimi për kompanitë teknologjike vendase, qyteti e shkurtoi borxhin me 20 milionë euro. Mbi  të gjithë projektet, sistemi i e-ankesave ka pasur edhe ndikimin më të madh në jetët e banorëve. Qysh prej prezantimit vitin e kaluar, Bashkia  ka marrë afro 4 mijë kërkesa dhe komente. Afro 10 përqind vinin nga aplikacioni i telefonave smart, që u prezantua vjet dhe çështjet, sipas bashkisë,  janë zgjidhur shumë më shpejt ( me një mesatare prej tetë ditësh nga një muaj që shkonte më parë) – si edhe i gjithë procesi është më transparent.

 Autobusi pa shofer në qytetin e Trikalës. Foto: Thanasssis Stavrakis/AP

Gjetkë, një eksperiment me dritat e rrugëve të pajisura me sensorë e ka minimizuar përdorimin e elektricitetit me 70 përqind. Projekti i BE –së, çoi një grusht autobusësh për afro gjashtë muaj, Megjithëse kanë fibra optike të instaluara për pilotin, Papastergiou pranon se ky projekt i fundit i frymëzonte më shumë qytetarët, sesa thjesht përmirësonte në mënyrë konkrete jetët e tyre. “Arritja më e madhe ishte bindja e komunitetit se kishte një ndryshim përpara nesh dhe duhet të përshtateshim me të.”Trikala është gjithashtu i vetmi vend në Greqi që ka furnizuar, me pajisje robotike Lego dhe Raspberry Pi,  120 shkollat e saj publike, një lëvizje e paguar nga e-Trikala, një kompani e krijuar më 2008-ën, për të financuar novacionin vendas dhe që është në mazhorancë, në pronësinë e bashkisë.

Në korridoret gumëzhitëse të Shkollës së shtatë të Mesme të Trikalës, mësuesi i Informatikës, Vassilios Spachos, tregon laboratorin e tij të robotikës – i pari i përmasave të tij në një shkollë publike greke, që u hap më 2015 –ën me një grant nga Fondacioni Stavros Niarchos dhe mbështet  nga bashkia. Duke qëndruar rreth tryezave të krijimeve të ndërtuara me dorë, ai shpjegon se përse mundësi të tilla janë shumë të rëndësishme për  rininë e  Trikalas.

Nëse vendi ynë do të mund të ndiqte shembullin e kësaj bashkie, mbase do të kishin dalë nga kriza. 

Vassilios Spachos

“Kjo ka hapur mendjet e tyre dhe kanë gjetur punë të reja, të cilat as i imagjinonin se ekzistonin.”, thotë ai. “Për shembull, kur e pyeta një nxënës, se çfarë do të bënte pas këtij viti, më tha “Do të bëhem mjek, por një mjek robotësh.” Përtej teknologjisë, Trikala ka qenë edhe i pari qytet që ka detyruar ndalimin e duhanpirjes në të gjithë hapësirat e mbyllura të qytetit duke punuar me pronarët e bizneseve vendase dhe duke përdorur mediet sociale për të reklamuar përfitimet e lënies së cigares - megjithëse bare dhe restorante vendase fillimisht hezituan.

Ka edhe ankesa rreth heqjes së 80 hapësirave të parkimit për të bërë vend për korsitë e autobusëve pa shofer, veçanërisht kur bashkia i ktheu ato në korsi të përhershme biçikletash,  pasi përfundoi periudha e pilotimit. Papastergiou kujton se u akuzua nga një prej kundërshtarëve në këshillin e qytetit se po ua vështirësonte jetët njerëzve me makina, diçka që ai e merr si kompliment. Siç pritej, disa nga brezi më i vjetër i panë nismat teknologjike si të pakuptimta. “Janë disa që mendojnë se nuk kemi nevojë për to”, thotë pensionisti 79-vjeçar George Kiriakoulis, i cili bëri një xhiro në autobusin pa shofer, por dikur për kureshtje. “Por pjesa më e madhe e shokëve të mi i shohin me sy të mirë këto gjërat e reja.” Ky ndryshim në sjellje është një nga arritjet më të mëdha të Trikalas, thotë Pantoleon Skayannis, profesor i specializuar në novacion në departamentin e planifikimit dhe zhvillimit rajonal në Universitetin e Thesalisë.

Nga të gjitha novacionet, sistemi i e-ankesave ka pasur ndikimin më të madh te jetët e banorëve. Foto: Venetia Rainey

“Mund të mos jetë teknologjia e Nasa-s”, thotë ai, “por krijojnë një mjedis në të cilin qytetarët janë gradualisht të përfshirë dhe po mësohen me Teknologjinë e Informacionit.” Qyteti ka plane të mëdha për të ardhmen. Trikala dëshiron t’i bashkohet programit Activage të BE-së, i cili teston shtëpitë smart, që monitorojnë shëndetin e banorëve të moshuar duke pikasur lëvizjen dhe konsumin e ushqimit. Trikala gjithashtu dëshiron të zhvillojë më tej një projekt fermer, i cili përdor teknologjinë për të rritur bimë të lashta mjekësore për industrinë farmaceutike.

Shpresa është se projekti i teknologjisë fermere do të krijojë vende pune, veçanërisht për të rinjtë dhe të luftojë një nga problemet më të mëdha në Trikala dhe në Greqi: ikjen e trurit. Afro 420 mijë grekë, pjesa më e madhe të sapodiplomuar, kanë emigruar qysh prej krizës financiare më 2008-ën. Norma e papunësisë së të rinjve, që përfshin studentë, kapi shifrën 50 përqind më 2013-ën dhe ende po qëndron në 44 përqind, më e larta në Bashkimin Europian. Për mësuesin e Informatikës, Spachos-in, krijimi i qyteteve smart është çelësi për të trajtuar këtë problem. “Teknologjia është i vetmi sektor që u jep të rinjve mjetet për të pasur sukses në jetë, në ditët e sotme, thjesht shihni të pasurit në botë”, thotë ai duke tundur kryet.“Nëse vendi ynë do të mund të ndiqte shembullin e kësaj bashkie, mbase do të kishim dalë nga kjo krizë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë