Vjena është shpallur qyteti më i përshtatshëm për të jetuar në botë për të dytin vit radhazi.
Kryeqyteti i Austrisë ruan vendin që ka në renditjen e Indeksit Global në 8 nga 10 sondazhet e fundit.
Raporti, i publikuar më 22 qershor, thekson se qyteti vazhdon të ofrojë një kombinim të stabilitetit, infrastrukturës së mirë, arsimit cilësor, shërbimeve shëndetësore dhe ngjarjeve të shumta të kulturës dhe argëtimit.
E vetmja pengesë për Vjenën është “mungesa e ngjarjeve të mëdha sportive”.
Kopenhaga, në Danimarkë, mbetet në vendin e dytë edhe pse deri diku i ofron të gjitha lehtësirat njësoj si Viena.
Raporti i vitit 2023 tregon një rritje të konsiderueshme në “Indeksin e Jetesës” me përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Një zhvendosje nga kufizimet e pandemisë ka ndihmuar qytetet australiane të Melburnit dhe Sidneit të rimarrin renditjen në vendin e tretë dhe të katërt.
Tre qytete në Kanada, dy në Zvicër dhe dy në Azi (një qytet i Zelandës së Re dhe japonez janë së bashku në vendin e 10-të) përbëjnë pjesën tjetër të 10-shes së parë.
Qytetet e Europës Perëndimore kanë rënë poshtë renditjes në sondazhin e vitit 2023, me raste të shtuara të trazirave civile që dëmtojnë vlerësimet e tyre të stabilitetit.
Qyteti ukrainas Kiev, i cili mungonte në listën e vitit 2022 për shkak të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, tani renditet në mesin e 10 qyteteve më pak të jetueshme në botë.
10 qytetet më të jetueshme në botë:
1-Vienna, Austri
2-Copenhagen, Danimarkë
3-Melbourne, Australia
4-Sidnei, Australia
5-Vancouver, Kanada
6-Zyrih, Zvicër
7-Calgary, Canada
8-Geneva, Zvicër
9-Toronto, Kanada
10-Osaka, Japoni dhe Auckland, Zelanda e Re
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.