Ekspozite

Qytetet e shndërruara nga arti mural

Pikturat e mëdha në muret e pallateve tashmë kanë hyrë në kulturën urbbane të Tiranës. Sa të veçanta dhe aq të bukura, kryeqytetin tashmë mund ta quajmë një vend i rrethuar nga vepra arti. Gjatë vitit të kaluar, artistë nga e gjithë Europa dhe jo vetëm, me punimet e tyre murale lanë gjurmë në hapësirat urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh atëherë se i falenderonte ata që morën pjesë në “Mural Fest”2018, një eveniment që lindi nga bashkëpunimi i Bashkisë së Tiranë dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe. Sipas kryetarit kjo do të ishte një traditë që duhet të përsëritej çdo vit.

Piktura murale ka evoluar që prej kohëve kur nisën të pikturoheshin tavanet e kishave. Sot, kjo formë e re pikture zhvillohet në lidhje të ngushtë me destinacionin e saj urban si pjesë përbërëse e monumenteve arkitektonike.

Arti mural është i njohur edhe në shumë vene të tjera të botës. Për shembull artistë të ndryshëm si Caiffa Cosimo në Itali, krijojnë piktura të veçanta në muret e qyteteve. Gjithashtu, grafite të pafundme gjejmë edhe në rrugët e Greqisë. Ndërsa vende të tjera si Valparaiso, në perëndim të Kilit, janë kthyer në “qytete arti”.
Edhe Stambolli prej shekujsh është shquar për artin mural. Kjo lloj pikture gjeti përhapje gjatë shekullit XVIII e XIX në Stamboll, ku sipas traditës asokohe, dhoma e miqve duhet të kishte një pikturë të qytetit. Gjatë kohës së sundimit osman në Shqipëri, kjo kulturë u përhap edhe në vendin tonë dhe sot një nga pikturat e më të hershme në ku subjekt është qyteti i Stambollit, ndodhet në haremllikun e Kapllan Pashës, sot Muzeu Etnografik, në Krujë dhe daton që prej vitit 1764.
Gjithashtu, edhe nëpër qytetet kryesore të botës si Berlin, Londër, Vankuver etj, veprat murale janë kthyer në një instrument tërheqës për rritjen e turizmit dhe njëkohësisht kanë ndikuar në përmirësimin e mjaft problematikave ekonomike, mjedisore dhe sociale me të cilat ballafaqohen sot qendrat urbane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë