Ka ndodhur

Qytetarët protestojnë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër paralajmërimeve pêr ngritjen e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e krizës energjitike të njoftuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Protesta e tyre në fakt organizohet edhe kundêr rritjes sê shumê artikujve bazê, përfshi edhe bukën.

Në protestë krah qytetarëve janë edhe pedagogë e aktivistë të së drejtave civile.
Adriatik Llapaj, ndër nismëtarët e protestës, ka thënë se ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është.
“Protesta është individuale. Fjala që po mbajtën qytetarët tregon se sa e sinqertë është kjo protestë. Në fakt ky vend ka shumë nevojë të dëgjojë pa zbukurime të vërtetën e popullit të vet ashtu si ajo është. Kam disa pyetje: A keni mundësi të paguani energjinë? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të gazit, karburanteve? A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?," është shprehur ai.

Qytetarët kanë njoftuar për protestën disa ditë më parë në rrjete sociale në mënyrë personale dhe të paorganizuar nga askush.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka lëshuar një njoftim për shtetasit e SHBA në Shqipëri.
Në deklaratë thuhej se shtetasit amerikanë duhet të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të mos jetë paqësore. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë