Lajme

Qytetarët në Tiranë pas orës 16:00 (fotogaleri)

Në këtë situatë të pazakontë që ka kapluar vendin me përhapjen e koronavirusit, qeveria vendosi minimizimin e lëzivjes së qytetarëve, duke u lejuar vetëm në dy fasha oraresh, në orën 8:00-10:00 dhe 16:00-18:00.

Në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si” pas orës 16:00 shihen qytetarë që kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke respektuar në këtë mënyrë urdhrin e qeverisë.

Ndërkohë kanë qenë të shumtë edhe ata që nuk kanë zbatuar oraret duke u ndëshkuar me gjobë.

Ndërkohë, kryeministri dha tjetër njoftim për lëvizjet,  ku duke nisur nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit nuk do të lejohet asnjë lëvizje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë