Ngjarje

Foto dhe video/ Protestuesit, Ramës: Ul naftën, na ke në shesh çdo ditë, jo online. E gjithë Shqipëria në rrugë

Të enjten e 10 marsit, shoqëria civile zbriti sërish në shesh para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë.

“Qeveria të liroje naftën. Ja ku jemi të gjithë ja ku janë qytetarët nuk mundet te komunikosh online”, ishte kërkesa e nje të riu në protestë që sa duket nuk e ka pritur mire bashkëbisedimin e

paralajmëruar online nga kryeministri Edi Rama në orën 18.30 për cështjen në fjalë. Protestuesit disa herë kanë ironizuar Ramën qe vendosi të komunikoje për çmimin e naftës dhe energjisë përmes një komunikimi online.

 “Kryeministri do na begenisë pas protestës, se fillimisht do të shohë a kemi seriozisht. Unë dua t’ju kërkoj që siç ishim dje bashkë, ashtu si jemi sot bashkë, të jemi dhe në marshimin e të shtunës, ku e gjithë Shqipëria do të marshojë në Tiranë”, tha një protestuese.

Ndërkohë Donald Hoxha, përfaqësuesi i industrisë së qumështit kërkoi nga qeveria ndërhyrje emergjente për të frenuar rritjen e çmimit të naftës dhe energjisë pasi sipas tij biznesi është në prag falimenti.

“Vetëm aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul nafta dhe erdhi ai nga Dubai. Imagjinoni çfarë do të ndodhë të shtunë po të mblidhemi të gjithë,

Nafta nuk është luks, por është  mjet jetese. Por këta nuk e dinë pse ja kemi dhënë mundësinë. Në shkollë po ngele një vit ta falin, po ngele vitin e dytë nuk merr shkollën. Ne kemi 30 vite që i durojmë këta. Prapë i japim mundësi të njëjtëve njerëz.

Kur kryeministri ka ardhur në pushtet, unë kam qenë 11 vjec dhe i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjec.

Aktori Florian Binaj

Ka të tjerë më keq se ky, që kanë qenë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë, iku gjyshi erdhi babi i Bushit, iku ai erdhi Klinton, iku Klinton erdhi Bushi. Iku Bushi erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, iku Trump erdhi ky tjetri dhe ky është prape në politikë.

Ne nuk duhet të rreshtim sepse këta 30 vjet nuk kanë menduar asnjëherë për ne, por ne duhet të mendojmë për njëri tjetrin”, tha aktori i humorit Florian  Binaj.

Regjizori  Osman Mula i bëri thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të bisedojë me qytetarët.

“Ne jemi ata që kemi hedhur Enverin, nuk e kemi problem të të hedhim edhe ty o burri i dheut. E ke gjithë popullin këtu. Njerëzit nuk kanë të hanë dhe ti i bën karshillik, shkon në Dubai, merr edhe tre ministra me vete, me çfarë lekë ke shkuar, me taksat e popullit. Pse nuk ulësh të flasësh me popullin”, tha ndër të tjera Mula.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj protestuesve nga zyra e tij e punës në kryeministri përmes një komunikimi online.

Protestuesit i kanë kërkuar të dalë para tyre. Rama tha se është i gatshëm të dëgjojë dhe të dëgjohet, por se të shahet, të akuzohet dhe të përballet me ulërima për të është humbje kohe.

“Nuk kemi se si dëgjohemi këtu përpara se unë jam shumë i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem dhe të akuzohem dhe të përballem me ulërima mbi bazë faktesh të sajuara, kjo është humbje kohe për mua, dhe është pavlefshme për ata të cilët unë jam këtu.

Rama duke folur nga zyra e tij, teksa protestohej poshte kryeministrise

Për fjalim dal me qejfin më të madh, por për të mbajtur një fjalim ku të dëgjohem, jo të mos lejohem të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit, ne do vazhdojmë me përpjekjen tonë në krahë të njerëzve të zakonshëm…”, tha Rama.

Pas protestes tek kryeministria, protestuesit kane bllokuar ndalimqarkullimin e Unazes, si nje dite me pare.

Në zonën pranë ish-bllokut, qytetarët janë ulur në rrugë, disa të tjerë e kanë bllokuar me kazanë mbeturinash, duke penguar qarkullimin e mjeteve, ndërkohë ka ndërhyrë policia, forcat “Shqiponja”, dhe forca të FNSH-së me kundragaz.  të cilët shoqëruan në komisariat disa protestues

Kazane plehrash vendosur ne mes te rruges nga protestues

Ka pasur konfrontime mes policisë dhe protestuesve kryesisht të rinj, duke shoqëruar tensione mes tyre

Gjate konfrontimit te policise me protestues qe kishin bllokuar rruget

Ndërkohe janë zhvilluar protesta ne Kukës ku disa qytetarë kanë bllokuar Rrugën  e Kombit ndërsa disa të tjerë kanë bllokuar një tjetër aks në qytetin e Lushnjës.   

protesta ne Lushnje

Protesta u zhvilluan gjatë ditës edhe në Durrës e Shkoder, ndërsa është paralajmëruar një e tillë edhe në Berat nesër në mesditë. Ne Durres mbasdite u bllokua hyrja dhe dalja ne qytet ne nje proteste te dyte aty

.

protesta ne shkoder

Edhe Shkodra iu bashkua protestës. Me pankarta në duar dhe me thirrje ndaj qeverisë për marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen, qytetarët kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Protestë po mbahet dhe në qytetet e Lezhës,  Fierit, dhe Tepelenës.

Proteste n ga Rruga e Arbrit

Dhjetëra banorë të Bulqizës, Burrelit e Peshkopisë kanë kundërshtuar gjithashtu rritjen e çmimeve.

Ata janë grumbulluar në Rrugën e Arbërit dhe e kanë mbajtur të bllokuar atë për disa minuta. Disa nga protestuesit kanë fikur mjetet në trasenë e rrugës dhe i kanë braktisur ato. Drejtues të Komisariatit Bulqizë u kërkuan organizatorëve ta lirojnë rrugën pasi bllokimi i saj është vepër penale. Pati momente konfrontimi fizik mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë