Ngjarje

Qeveria thërret ekspertë të huaj për të analizuar nga rodhën të dhënat në e-Albania

Në janar do të vijnë ekspertë të huaj të sigurisë kibernetike për të hetuar se çfarë ka ndodhur me të dhënat e rreth 700 mijë shqiptarëve dhe orientojnë hetimet drejt burimit të rrjedhjes së tyre në publik.

“I kemi kërkuar që në ditët e para të janarit të mbërrijnë për të nisur një analizë të të gjitha sistemeve që ne kemi, duke mbrojtur kështu sistemet një herë e përgjithmonë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ndërkohë, në lidhje me incineratorët, Balluku mbrojti vendimin e pagesave të kryera nga ministria që ajo drejton për dy incineratorët e Fierit dhe të Tiranës, pavarësisht se ka një hetim të SPAK. Ministrja tha Shqipëria mund të penalizohej në arbitrazhe nëse nuk do të kryente këto pagesa.

“Ne si ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë kemi për të detyrë që të zbatojmë kontratat. Nëse ne nuk do të zbatonim kontratat me siguri do të shkonim në arbitrazh”, u shpreh ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë