Lajme

Gati Akti Normativ, qeveria shtyn pagesat e tatim-fitimit

Qeveria do të lehtësojë bizneset e vogla dhe të mëdha, duke vendosur të shtyrjë këstet e tatim-fitimit, për shkak të gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Qeveria e ka depozituar Aktin Normativ për diskutim në komisionet kuvendore.

Referuar relacionit shpjegues, për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 milionë lekë (përveç tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, produkteve ushqimore të konsumit, të farmaceutikës (farmacitë) dhe sistemit bankar)) propozohet shtyrje e kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2020. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.  Për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit, të përpunimit aktiv dhe të call center, propozohet shtyrje e kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të periudhës tatimore prill-dhjetor 2020.

Pagesat e  kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021. Për bizneset e vogla, këstet e tatim-fitimit të vitit 2020 do të bëhen zero.  Qeveria përmes aktit normativ, shtyn gjithashtu  edhe afatin për dorëzimin e deklaratës individuale të tatimpaguesve dhe pagesën e detyrimeve që lindin në këtë rast deri në 31 Korrik 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë