Menaxhim

Qeveria shpall 4 zona minerare ku privatët mund të kryejnë kërkime, dy prej tyre me ar

Nga Gazeta “SI” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka shpallur katër zona minerare në vend, ku mund të kryhen kërkime nga subjektet private të interesuara.

Në dy prej zonave të shpalluara, atë të zonës së Babjes në Librazhd dhe Kaçinar në Mirditë, kanë në objekt kërkimin e arit. Dy të tjerat, në Polenë, Skrapar dhe Perlat – Shebe, Mirditë, kanë në objëkt kërkimin e mineralit ranor pllakor dhe bakrit.

Sipas ftesës së shpallur nga Ministria, afati për dorëzimin e ofertave nga subjektet private përfundon më 6 shtator 2022. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.

“Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues”, – sqaron Ministria e Energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë