Skema e Rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në bujqësi do të ndryshojë. Formula e cila përdoret prej vitit 2018 me propozim të ish-ministrit Arben Ahmetaj do të shfuqizohet. Aktualisht sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimburisimin e TVSH-së e ka 0 për qind, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20 për qind.
Me ndryshimin e ri, Ministria e Financës ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



