Menaxhim

Qeveria rekord të ardhurash gjatë vitit, por shpenzoi vetëm 10% të tyre për investime publike

Nga Gazeta ‘SI’ – Në 9 mujorin janar-shtator, në arkën e shtetit janë mbledhur 562.5 mld lekë të ardhura, duke kaluar parashikimin dhe rezultatin e një viti më parë.

Por shifrat nga ministria e Financave tregojnë se qeveria nuk ka mundur t’i kthejë këto kontribute tek qytetarët dhe ka shpenzua vetëm 515.5 mld lekë, duke rezultuar me një suficit prej 47 miliardë lekësh. Vetëm 58 miliardë lekë raportohen si shpenzime kapitale.

Tatimi mbi të ardhurat personale u rrit me 26.7%, duke arritur në 63.1 miliardë lekë. Ndërkohë, fondet speciale (sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 132.9 miliardë lekë, me një rritje prej 12.3% dhe tejkalim të planit me 104.4%.

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Shtator 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale arritën në rreth 562.5 miliardë lekë në 9 mujorin e vitit 2025.

Të ardhurat nga tatimi i të ardhurave personale është rritur me 27% gjatë periudhës, duke arkëtuar 63.1 mld lekë në total. Ndërkohë, fondet speciale (sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 132.9 miliardë lekë, me një rritje prej 12.3%.

Një rritje më modeste raportohet nga të ardhurat prej tatimit mbi fitim, që u realizuan në shumën 45.3 miliardë lekë, 4.4% më shumë se një vit më parë

Të ardhurat nga TVSH në import janë 117.8 miliardë lekë, 2.3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat nga akciza  janë realizuar në shumën 52.3 miliardë lekë, 5.1 miliardë lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, janë në shumën 1.5 miliardë lekë. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 50.4 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se periudha Janar – Shtatori 2024. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë