Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një draftligj që i hap rrugë prodhimit të armëve në Shqipëri.
Sipas dokumentit që ka dalë për konsultim, qeveria synon të krijoj një shoqëri shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve etj, me emrin “Kayo”.
LEXO EDHE:
– ‘Prodhim i përbashkët i armëve Shqipëri-Ukrainë’, Zelensky zbardh bisedën me Ramën
– TAP dhe destabilizimi i Ballkanit armatosin Shqipërinë. Mbi 180 mld lekë investime në ushtri (Dokumenti i ri i Strategjisë)
Në realicionin shpjegues që shoqëron projektligjin thuhet se vetëm përmes një shoqërie të tillë mund të aktivizohen dhe funksionojnë mekanizmat e nevojshëm për rivitalizimin e kapaciteteve të trashëguara të industrisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale në ambientin ndërkombëtar strategjik të sigurisë, vendimet dhe standardet e NATO-s.
Shoqëria thotë drafti, ka të drejtë të hyjë në marrëdhënie me palët e treta, subjekte shtetërore ose private, vendase apo të huaja në të gjitha fazat e zhvillimit të veprimtarisë së saj, në përputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me këtë ligj.
Shoqëria do të jetë nën juridiksionin e ministrisë së Mbrojtjes dhe siç thotë ligji ka dhe interesa tregtarë dhe ekonomikë. Kayo do të mbështetet nga buxheti i shtetit dhe do të ketë lehtësira fiskale.
Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.
Drafti vjen 3 muaj pas vizitës së presidentit ukrainas në Tiranë, Volodymyr Zelensky, ku i kërkoi Shqipërisë dhe Ballkanit të përfshihen në industrinë e prodhimit të armëve, për të përballuar agresionin rus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.