Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka ndryshuar për herë të tretë këtë vit, buxhetin.
Me aktin e ri normativ, parashikohet se bonusi dedikuar pensionistëve do të jetë 59 milionë euro.
6 mln euro do të shkojnë për ministrinë e Infrastrukturës së Energjisë, ku përfshihen 30 mln euro transfertë për Albcontrol, llogaritë e së cilës mbeten të bllokuara nga gjykata europiane e Arbitrazhit dhe pjesa tjetër për projektet në zhvillim si superstrada Tiranë-Durrës dhe rruga lidhëse e Korridorit VIII, Tiranë-Elbasan.
SHISH do të marrë 5.5 milionë euro më shumë për blerje sistemesh, ndërsa ministria e Brendshme merr 4.6 milionë euro për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Buxheti rritet edhe për Ministrinë e Drejtësisë për projektin e Institutit të të Miturve në Konflikt me Ligjin, për Ministrinë e Bujqësisë për programin e ujitjes, ILDKPKI fonde për projektin e godinës së institucionit dhe 320 mijë euro shtesë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.
Më ndryshimet e reja të buxhetit, qeveria parashikon që të ardhurat të rriten me 121 milionë euro dhe shpenzimet me 57 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



