Menaxhim

Qeveria miraton projektligjin, nga shitja tek strehimi social, çfarë do të ndodhë me ndërtesat ilegale që konfiskohen

Nga Gazeta ‘SI’ Qeveria ka miratuar projektligji për administrimin e pronave të konfiskuara në shkelje të ligjit. Ashtu siç qe lajmëruar më herët, qeveria do të ofrojë mundësitë e shitjes së drejtëpërdrejtë dhe shitjes në ankand publik, në të dyja rastet me vlerë tregu.

Sipas vendimit, programi i shitjes përfshin ofrimin për blerje subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes, ku përparësinë e ka pronari i truallit e më pas personat e tretë.Këtu bëjnë pjesë personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë marrëveshje juridiko-civile në lidhje me objektin e konfiskuar, të regjistruar në hipotekë përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit. Ndërkohë që, në rast se pronari i truallit apo persoant e tretë nuk duan të ushtrojnë të drejtën e parablerjes apo nuk përgjigjen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit, e drejta e blerjes së objektit të konfiskuar i kalon ndërtuesit të objektit.

Shitja në ankandin publik do të kryhet në rast se edhe ndërtuesi nuk shpreh interes për blerje.

Projektligji parashikon vendimi i qeverisë kanë në fokus zhvillimin e objekteve të konsifkuara, por ndryshojnë nga tipologjia e truallit ku janë ndërtuar e më konkretisht nëse janë truall shtet apo truall privat.

Në fund qeveria parashikon administrimin e objekteve të përfunduara, duke specifikuar se këto objekte mund të shkojnë për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik. Projektligji i miartuar përmban edhe një seksion të veçantë, që parashikon procedurë të përshpejtuar dhe lehtësuar për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuar dhe zhvillimin e tyre.

Të gjitha veprimet e vlerësimit teknik e financiar të pronave të konfiskuara dhe problematikat ligjore që paraqesin, si dhe mënyrën e administrimit të tyre, do t’i kryejë  “Komisioni i Objekteve të Konfiskuara”, një strukturë ndërinstitucionale, që do të ngrihet pranë Kadastrës. Komisioni ka po ashtu detyrë që të propozojë për miratim në Këshillin e Ministrave kalimin në përgjegjësi administrimi, përdorim të përkohshëm apo pronësi të objektit të konfiskuar në favor të institucioneve publike apo të enteve publike përkatëse.

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator 2022, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë