Menaxhim

Qeveria krijon kompaninë që do të përfaqësojë shtetin shqiptar në projektin e Sazanit

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas miratimit të projektit në Sazan, qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë që do të jetë ortake me Jared Kushner, si përfaqësuese e shtetit shqiptar.

Korporata e Investimeve Shqiptare ka regjistruar në QKB, kompaninë shtetërore Albanian State Develompent & Real Estate me një kapital 50 mln lekë.

“Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e Investimeve” thuhet në dokumentin e QKB-së.

Projekti i Kushner, dhëndri i Donald Trump u miratua nga qeveria shqiptare në fund të 2024-s dhe parashikon krijimin e një hapësire ultra-luksoze në Sazan, që do të kushtojë rreth 1.4 mld dollarë. Kjo krijoi pakënaqësi dhe në politikën amerikane, ku demokratët kërkuan hetim, nën dyshimet se projekti po përdoret për të ndikuar në Shtëpinë e Bardhë. Kushner dhe Ivanka Trump, kanë mohuar një akuzë të tillë duke thënë se është një biznes privat, pa lidhje me SHBA-të.

Një ditë më parë, u zbulua se çifti Kushner-Trump kishin vizituar Vlorën pak ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë