Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka hequr dorë përfundimisht nga koncesioni i markimit të karburanteve për t’ja kaluar atë shtetit.
Me një ndryshim në ligjin e akcizës, Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë shërbim ta kryejë drejtoria e Doganave, duke nisur nga 9 gushti, një ditë pas mbyllet kontrata e koncesionit.
Koncesioni momentalisht i përket GFI Albania, që e kishte atë për një periudhë 10-vjeçare deri në 2023-shin. Kur kontrata mbaroi, qeveria vendosi ta rinovojë me vetëm 1 vit. Shtyrja u kundërshtua nga opozita dhe nga grupet e tjera të interesit, të cilët argumentonin se ky koncesion vetëm ka rënduar shqiptarët dhe nuk ka bërë asgjë për të ndalur kontrabandimin.
Llogaritë tregojnë se në 11 vite, vetëm nga tarifa e markimit janë paguar mbi 60 mln euro (rreth 600 lekë/litër karburant). Nuk ka ende një udhëzim për kostot, nëse do të ketë ulje të tarifës dhe rrjedhimisht çmimit të karburantit në tregun vendas.
Vendimi do ta bëjë markimin koncesionarin e tretë që kalon nga privati tek shteti, pas kolaudimit dhe pullave fiskale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.