Kriza e Afganistanit pritet të ripërtërijë rrjetet ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore. I konsideruar po aq fitimprurës sa edhe trafiku ndërkombëtar i drograve, ky lloj trafikimi shënoi kulmin në dhjetë vitet e fundit me konfliktet në Lindjen e Mesme, ku në vend të parë gjatë këtij tranzicioni ishin qytetarët nga ky vend të cilët kundrejt një bilete për të lënë atdheun rezultoi se paguan gjithçka kishin vetëm për të kapërcyer portën e fundit për të hyrë në Evropë dhe që është Ballkani.
Në dosjet hetimore të publikuara gjatë dy viteve të fundit Gazetasi.al ka treguar përmes rrëfimeve të sirianëve që u përpoqën tu largohen terroristëve të ISIS se si përmes trafikantëve grekë dhe turq, ata u hipën në skafe dhe gomone apo në çfarë do mjeti tjetër. Më të varfrit përshkruan qindra kilometra rrugë të gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë, që sërish ishte pjesë e skenarëve të trafikantëve ndërkombëtarë. “Kjo skemë do të përsëritet sërish, trafikantët janë të pamposhtur, ata përdorin çdo mjet dhe e gjejnë ortakun në këtë biznes të zi fitimprurës” tha për gazetën Si, një nga ekspertët e anti-terrorit, duke theksuar se kishte parasysh në këtë citim edhe ata bashkëkombas të migrantëve që përfshihen në si anëtarë të grupeve kriminale
Megjithatë dosjet e Gazetasi.al, të publikuara në kohë të ndryshme prej së paku dy vitesh tregojnë se si së bashku me refugjatët e luftës së Sirisë dhe vërshimet e qytetarëve të këtij vendi drejt Evropës u amplifikuan në karvanët me njerëz edhe të dyshuar që ishin terroristë. Rasti më ekstrem qe ai i konstatimit mes një vargani migrantësh të paligjshëm të Rasul Mislaev, një shtetas rus i cili kishte luftuar përkrah ISIS dhe që u paraqit si një ndër sirianët që po largoheshin nga vendi I tyre nga frika e terroristëve. I zbuluar në kufirin e gjelbër dhe pa asnjë dokument, Mislaev të cilit ju vendos nofka Diego teksa shtirej si me aftësi të kufizuara për të folur dhe për të dëgjuar, u zbulua nga agjencitë e huaja të shërbimeve inteligjente
“Ne po bëhemi gati dhe pa asnjë mëdyshje në pikat kufitare kemi gjithë sytë dhe veshët për të bllokuar futjen në Shqipëri të elementëve të tillë” nënvizoi një nga anëtarët e Shish, për të cilin pavarësisht gatishmërisë, rreziku mbetet potencial. Një fakt i tillë pranohet edhe nga raportet zyrtare të institucioneve ligjzbatuese
“Nuk përjashtohet aspak dhe asesi mundësia dhe shanset që midis shtetasve që do të nisin tentativat për të lënë Afganistanin të infiltrohen edhe terroristë dhe talibanë” – përsërit një nga zyrtarët e antiterrorit për gazetën “Si”, sipas të cilit rreziku më i madh vjen nga riaktivizimi i rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore për të cilët nuk ka aspak rëndësi se kë shpëtojnë nga lufta në Afganistan dhe kë sjellin në Evropë. “Trafikantët nuk bëjnë seleksionim, për ta mjafton të paguash. Secili ka rolin e tij, bie fjala afgani siguron lidhjen e tij jashtë vendit, paguhet për këtë gjë. Zinxhiri vazhdon me të tjerë sipas korridorit që përshkruhet nga migrantët“ përsërit eksperti për Gazetasi.al.
Në të vërtetë, gjatë konflikteve në lindjen e Mesme u pa se si turq , grekë dhe shqiptarë e më gjerë, malazezë, serbë dhe italianë bashkëvepruan me njëri tjetrin gjatë krizës së Sirisë në këtë katër vjeçar dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe gjatë largimeve masive që pritet të ndodhin dhe të ekzekutohen nga Afganistani drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Dosjet flasin ..
Por me përjashtim të shembujve flagrantë, të shoferëve që transportojnë migrantët, apo të strehuesve të tyre, asnjë nga krerët që organizon udhëtimin ndërkombëtar nuk u bë e mundur të zbulohet. Në një rast hetimi për një çështje të trafikut të drogës tregoi se si trafikantët shqiptarë kthehen në aleatë edhe për trafikimin e njerëzve
Trafikantët që ishin nën hetim dhe vëzhgim doli se komunikonin dhe për të kaluar thasë që nënkuptonte pikërisht njerëz
Të dyshuarit E.,E., K., u kapën në kushte flagrance në kufirin e gjelbër Korçë teksa po transportonin në mënyrë të paligjshme tetë sirianë. Transporti i tyre po kryhej me dy mjete dhe udhëtimi synohej të mbyllej në Malin e Zi . Por se kush ishte pas tyre, prokuroria e Korcës nuk e zbuloi dot
Komunikimet telefonike të vendosura në dispozicion Gazetasi.al tregojnë se si dy shqiptarët po flisnin për të kaluar një shtetas në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë
Trafikanti 1:– Çpo bën o?
Trafikanti 2:– Hiç ja dogane jam vëlla.
Trafikanti 1; He ç’bëhet?
Trafikanti 2: Qetësi o shumë qetësi o i q… motrën! Po e di o vëlla po shumë qetësi unë se kam qef.
Trafikanti 1: He! Ti je më keq se mua, po s’pati zhurmë Si e vdekur vëlla edhe mizat të kalojnë merret vesh.
Trafikanti 2- Po ai që nga, që andej iku? Ka ndonjë nga ata andej vërdallë?
Trafikanti 2; Po këtej mirë bre duket qetë. Ore po doli këtej mua të ma hane ka…unë kam hallin të zënë andej matanë po këtej ja q… ku….
Trafikanti 2; Matanë car do ta zënë ate, topat do zënë. Ai pastaj tha qe kalonte mes për mes apo ditën bëshe ai muhabet? Mes për mes s’të lë babai te kalosh.
Trafikanti 1; Me mire kishte dale që andej nga ana tjetër edhe. Që nga ana tjetër nga vete e merr ay, le të bariste një orë edhe
Trafikanti 2; Këtë i thashë edhe unë bre. Më mirë ditën atje në vendi ku vajte ti.
Trafikanti 1; Po ore. Po jo bre dhe që andej nga ana tjetër nga vetë ay. Po bre se është me afër tatepjetë e ka rrugwn nuk lodhet, se këtej zgjat një cikë më shumë nuk është njëlloj si atje. Atje për 25 minuta je në kodrushka.
Trafikanti 2; Po bre më mirë të zgjasë se kështu
Trafikanti 1; Po car llafos bre atje është o kokë a pil.
Të dy të dyshuarit flasin se si personi duhej të shtirej sikur po zbriste për të bërë urinën dhe mandej të fshihej nëpër shkurre derisa të ktheheshin për ta marrë anëtarët e grupit. Më pas trafikanti përgjigjet se shpresa kishte edhe ngaqë policisë I kishte rënë vigjilenca nga fluksi I madh i lëvizjeve dhe i autobuzëve
Trafikanti 1; Di bre të keqen vëllai atje është mut, po ajde do zoti ndihmon edhe një cikë se atje është gjeth , ka shume gjeth tashi edhe..
Trafikanti 2: Gjethi një edhe i gëzohem një cikë këtyre autobusave se është një cikë rrëmuje…. ”
Njëri nga të përgjuarit flet më pas me anëtarë të grupit në Greqi, ku personi I paidentifikuar e njofton se në rrjetën e tij kishin rënë disa sirianë që kishin nevojë për të kaluar
Trafikanti në Greqi; I kam ndarë e ca siriane i kane zënë e. Jam bërë tym. Unë po djeg pasaportën o, ja u kam ndare atyre. Ja hyre në internet e shikoji. Para duan ata qe po i mban
Trafikanti në Shqipëri ; Djali na çavi k… që na i solli, jo ai i malit do. Aj se si le me ashtu, do ti rregulloj o katran, borxh do marr e do ti rregulloj. Do vish ti, car do besh, kur do vish?
Të tjerët të përfshirë në trafik flasin herë për shqiptarë që kalojnë për punë sezonale gjatë verës
“73..: Hape telefonin ti e të bish 100 here ta hapësh 1 herë telefonin.
59…: He mo vella!
73..: Të kam rënë 100 here e ke hap nji herë.
59..: Po jo mo kisha marre ca siriane i solli a…”
54..: Dëgjo tashi këtu! Nesër do vij unë atje, do takohemi. Duaaaaa të paktwn, të paktën, Një 10-ce dmth “plur “për muret.
Sirianët evidentohen në biseda si thasët me grurë për të cilët duhej gjetur automjete, ndërsa nga intervistimi i tyre bëhet e qartë se trafikantët shqiptarë janë një nga hallkat në këtë trafik të migrantëve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




