Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka njoftuar se duke filluar nga data 4 maj do të rifillojë aktivitetin në zyrat e saj.
Në një njoftim drejtuar komunitetit të kineastëve, QKK shprehet se në kuadër të masave të marra për pandeminë botërore, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, si të gjitha institucionet e tjera, ka hartuar rregulloren e punës në kushtet e krijuara.
“Me qëllim sigurinë e stafit dhe tuajin kërkojmë respektimin e sa më poshtë: 1-Duke filluar nga data 4.5.2020, të shfrytëzoni të gjitha mënyrat e komunikimit (email, telefon, ëhatsup, etj.) për kërkesa, sqarime, apo pyetje që mund të keni, duke shmangur ardhjen në QKK. 2-Të vini në zyrat e QKK vetëm në raste të domosdoshme, pasi të keni konfirmuar paraprakisht takimin me stafin e QKK. 3-Në rast se keni konfirmuar takim, të paraqiteni të pajisur me maskë dhe doreza. Të respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin tuaj”, njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997. QKK është i vetmi institucion shtetëror kombëtar, që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin e filmit shqiptar. Qëllimi i QKK-së është zhvillimi i kinematografisë sonë duke inkurajuar vizionet e reja. QKK që prej krijimit të saj, mbështet prodhimin, distribuimin dhe promovimin e filmave me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentar dhe të animuar. Qendra e filmit përkrah kineastët shqiptarë veçanërisht për bashkëprodhime ndërkombëtare. Sipas saj, kjo është një strategji efikase për të siguruar distribucion dhe një audiencë më të gjerë jashtë kufijve. Po ashtu financon filma me metrazh të shkurtër të regjisorëve të rinj, si dhe ndihmon studentët kineastë në produksionet e tyre të para kinematografike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë është përfaqësuese e Shqipërisë pranë strukturave ndërkombëtare kinematografike Eurimages, SEE Cinema Netëork dhe European Film Promotion dhe organizon pavijone të filmit shqiptar në festivalet ndërkombëtare të filmit në Kanë dhe Berlin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



