Nga Gazeta ‘SI’ – Në dalje të Unazës së Madhe të kryeqytetit, në zonën e Saukut do të vendoset qendra kibernetike e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku treguan sot godinat në këtë zonë, që do të jenë në funksion të institucioneve të sigurisë kibernetike dhe inteligjencës financiare.
Sipas zv.kryeministres, ndërtesat janë projekte private të mëparshme dhe janë kryer shkëmbime me shtetin, në një hapësirë prej 9.600 m2.
Kryeministri Rama tha se afati i përfundimi është maji 2026, por mund të dorëzohet dhe më herët.
“Kompaninë e kemi shalqi me provë edhe kam shumë besim se do bëhet jo vetëm punë shumë cilësore por edhe në afat. Mbase edhe më shpejt se 18 muaj mund të mbyllet. Është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë qoftë nga rëndësia e mbrojtjes së sigurisë kibernetike, qoftë për arkivën dhe qoftë me agjencinë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.