Rend dhe Ligj

Qendra e masazhit vatër prostitucioni, arrestohet menaxheri dhe një klient

Një tjetër qendër masazhi që shërbente si vatër prostitucioni është zbuluar në Tiranë.

Në sajë të operacionit të koduar “Rekrutimi”, Policia ka arrestuar menaxherin e një qendre masazhi që rekrutonte vajza dhe një klient të qendrës.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi R. F., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë një shtetas 30-vjeçar (klient i qendrës së masazhit) dhe u proceduan penalisht 3 punonjëse të qendrës së masazhit, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë