Gazeta Si – Një qendër masazhi e kthyer në “bazë prostitucioni” është zbuluar në Tiranë në zonën pranë Unazës së Re.
Policia tha se është arrestuar menaxherja e qendrës së masazheve dhe u proceduan penalisht 4 shtetase të tjera, punonjëse në këtë qendër dhe një 49-vjeçar. Ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia një 29-vjeçar.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se M.H., 28 vjeç, administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere M.H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja M.H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh; u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.