Ka ndodhur

Qëlloi me armë zjarri duke rrezikuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq

Gazeta Si – Një 40 vjeçar me inicialet K.A., është arrestuar në fshatin Orman të Maliqit, pasi ka terrorizuar banorët e zonës duke qëlluar me kallashnikov dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Në vendngjarje për arrestimin e tij mbërritën forcat “Shqiponja”, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën fara kanabisi dhe një aparat për gjetjen e metaleve, ndërsa kallashnikovi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi grek D.P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.

Ndërkohë, 40 vjeçari i arrestuar kishte precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe kultivim kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë