Njerez

Që katër muajshe foshnjat kanë shije për artin

Shija jonë për artin e bukur mund të zhvillohet që në moshë shumë të hershme, thonë studiuesit, pasi zbuluan se edhe foshnjat katër muajshe mund të demonstrojnë preferenca artistike.

Kur u shfaqën peizazhe nga piktori holandez post impresionist, Vincent van Gogh, psikologët në Universitetin e Surrey-t zbuluan se si foshnjat ashtu edhe të rriturit preferonin kryesisht të njëjtat piktura, dhe ajo me kërcellin e misrit të gjelbër (1888) rezulton të jetë më e popullarizuara.

Ekipi në Universitetin e Sussex Baby Lab zbuloi gjithashtu se foshnjave u pëlqenin pikturat që kishin më shumë cepa – të tilla si ato me gjethe ose degë – dhe linja të lakuara.

Në gjetjet e tyre, të botuara në “Jourbal of Vision”, studiuesit thanë se aspektet e preferencave artistike mund të ndërlidhen që në moshë të hershme.

Philip McAdams, një studiues i doktoraturës në Universitetin e Sussex-it dhe autori kryesor i letrës, tha: “Ishte magjepsëse të zbuloje se foshnjat u përgjigjen blloqeve bazë të ndërtimit të pikturave, si skajet dhe ngjyrat, dhe se këto veti mund të shpjegojnë të gjitha arsyet pse foshnjat shikojnë dhe të rriturit pëlqejnë vepra të veçanta artistike”.

“Studimi ynë gjithashtu duket se ka identifikuar tipare të estetikës së të rriturve që mund të gjurmohen në paragjykimet shqisore në foshnjëri. Gjetjet tona tregojnë se sistemet vizuale dhe preferencat vizuale të foshnjave janë më të sofistikuara sesa mendohet zakonisht”.

Për studimin, studiuesit rekrutuan 25 foshnja, të moshës katër deri në tetë muaj dhe 25 të rritur.

Foshnjat u ulën në prehrin e prindërve të tyre ndërsa 40 palë imazhe, me piktura peizazhesh nga Van Gogh, u shfaqën në një tablet.

Të rriturve iu treguan gjithashtu të njëjtat piktura dhe u pyetën se cili imazh në çift u dukej më i këndshëm.

Regjistrimet treguan se foshnjat shikonin më gjatë në peizazhet e Van Gogh-ut që të rriturit gjithashtu i vlerësuan si më të këndshmet.

Këto piktura shfaqnin kontraste të larta ngjyrash dhe lehtësie, si dhe shumë ngjyrë të gjelbër.

Piktura më e preferuar e Van Gogut ishte “Green Corn Stalks” ndërsa më pak e preferuara ishte “Olive Grove”.

Por, studiuesit gjetën gjithashtu dallime të vogla në shijet artistike midis të rriturve dhe foshnjave.

Për shembull, ata zbuluan se foshnjat preferonin piktura që përmbanin skajet dhe linjat më të lakuara, të cilat të rriturit nuk duket se i favorizonin.

Profesoresha Anna Franklin, themeluese e Sussex Baby Lab, tha: “Ne jemi habitur se si foshnjat iu përgjigjën artit”.

“Megjithëse shikimi i foshnjave të porsalindura është shumë i paqartë, gjetjet tona tregojnë se në moshën katër muajshe, foshnjat mund të shohin mjaft mirë për të parë më gjatë në disa piktura se në të tjerat dhe mund t’u kushtojnë vëmendje shumë detajeve artistike”. /The Indipendent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë