Një 29-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasin Leonardo Rakipllari, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.