Lajme

Qarkullonte me armë në Vorë, arrestohet 36-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet E. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, 36-vjeçari qarkullonte me automjetin e tij dhe gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 7 fishekë.

Në automjet udhëtonte edhe një shtetas tjetër si pasagjer, i cili në përfundim të veprimeve u la i lirë, ndërsa poseduesi i armës së zjarrit u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2580862445530700/?__xts__[0]=68.ARCz9rzW_e1ZxznIXf9qt6HluYOGWNUQGcUtsEM76DUNbbyGTvqecyA-1Ef0ST6cOPue_pNUARm4QhIuq8bqgFeyMpxJabkAN0et-_Y_eoww-CkTVZQWgAkTMcCRCK56uhKAzFr16nC8Fj_a62cnjJWnqAA9Hs5_ilaeToKqNcswAdDBI2RQY_Fvv6eohdmlTP7CfHMEca9U7jqHHD3GzpIrIxxNX242yOFs6ZozxxY3Q_6Wn5dinuU95-HEWFVpO5d-GCEeEMjRDLcMh-Azo6RHZ4C9xhNt40PUdPV_ZUjjO_jKw18eeE2BEbN9eWrPNBbBYFsFhGxQsCs9Vbiu5yGFMoHDYEyk0fp6iy9B&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë