Në sajë të operacionit “Blic”, Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.
35-vjeçari është kapur në bulevardin “Ismail Qemali”, në Vlorë dhe gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




