Sociale

Qafë Shtama e bllokuar, askush nuk ka ndërhyrë për akullin në rrugë (foto, video)

Megjithë deklaratatat e autoriteteve në vend se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, ka rrugë aktualisht që janë një rrezik real për qarkullimin me automjete. Gazeta “Si” ka siguruar foto e video të aksit Krujë-Qafë Shtamë, i cili në kushte normale është një segment shumë i rrahur nga automjetet, por që sot është i bllokuar. Aksi është nën varësinë e Bashkisë së Krujës, por siç duket edhe nga pamjet, akulli dhe ngrica në të e bëjnë të pamundur qarkullimin, pasi askush nuk ka ndërhyrë për të hedhur rërë apo kripë.

Meteorologët paralajmërojnë se më problematike do të jenë dita e hënë dhe e marta, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në -17 gradë. Por e gjendur në këto kushte, kjo rrugë, por edhe rrugë të tjera ndërlidhëse mes qyteteve apo fshatrave të vendit, paraqesin një rrezik për dikë që është i detyruar të qarkullojë në to për arsye pune apo raste urgjence.

Siç shihet edhe nga këto foto e video, e gjithë rruga Krujë-Qafë Shtamë është e ngrirë nga akulli dhe në të duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të lëvizur mbi këtë rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë