Festa e Pavarësisë ka sjellë një urim të nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Mesazhi i urimit nga Putin në adresë të presidentit Ilir Meta është bërë publik nga Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë.
Shefi i Kremlinit kërkon bashkëpunim dhe marrëdhënie konstruktive në mes të dy popujve, pasi kjo do t’i shërbente jo vetëm dy popujve, por edhe Europës.
“I nderuar zoti President, Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, thuhet në mesazhin e presidentit rus drejtuar homologut shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




